Gratë në politikë janë kukulla ”Barbi”, marjoneta në duart e kryetarëve

E ftuar në programin veror “Pushime on Top”, Lajla Pernaska, deputete për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, teksa u pyet mbi rolin e gruas në shoqëri ish-politikania, nuk u kursye në gjykimin e saj mbi gratë që përfaqësojnë sot politikën, duke nënvizuar se ato janë stili “Barbie dolls”.

“Në gjykimin tim sot është rritur nr i përfaqësimit të grave, por ka rënë cilësia dhe kjo jo për mungesë të kapacitetit të tyre, por mendoj se kanë krijuar këtë lloj deformimi vetë kryetarët e partive. Të cilët kanë krijuar një model femëror, që nuk përputhet me kapacitetin që kanë sot gratë, është një model jo-përfaqësues një model i preferuar nga kryetarët e partive për femrat marjoneta në një term quhen edhe “barbie dolls” dhe që janë tejet larg modelit real të femrës shqiptare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?