Grida Duma e thotë hapur: S’vesh gjëra fallso
E ftuar në programin ”Garderobë” të drejtuar nga aktori Romir Zalla ka qenë deputetja e PD-së, Grida Duma.
Përpos të tjerave ajo është pyetur rreth stilit dhe veshjeve të saj. E pyetur se përse ajo është ndër të paktat politikane që nuk është komentuar rreth markave të rrobave, apo autenticitetit të tyre, Grida është përgjigjur se nuk mban gjëra fallso.
”Kjo ndodh sepse unë nuk mbaj gjëra fallso. Dëgjoj shpesh kur thonë për filanin se ka veshur rroba firmato dhe sapo janë komentuar për këtë, menjëherë janë justifikuar duke thënë se i kanë fallso”,-ka sqaruar deputetja.