Gripi nuk kursen as VIP-at/ Sëmurë Flor Mumajesi dhe Alban Ramosaj

Mesa duket epidemisë së gripit nuk kanë mundur t’i shpëtojnë edhe figurat e njohura publike. Ata të cilët e përjetojnë në mënyrën më të keqe këtë gjë janë këngëtarët, të cilëve u duhet të ndërpresin gjithë aktivitetet e tyre muzikor, po u prekën nga ndonjë virus. Kështu i ka ndodhur edhe kantautorit të njohur Florian Mumajesi, i cili nëpërmjet një postimi në instagram u ka kërkuar ndjesë publikut që s’mund të performojë ditën e sotme.

Pas tij ka qenë edhe këngëtari Alban Ramosaj i cili ka treguar përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, se nuk ka qenë mirë me shëndet, ndaj dhe është dashur të shtrohet në spital! Këngëtari nuk ka bërë të ditur ekzakt arsyen se pse iu desh të shtrohej, megjithatë ai është dashur të ndërpresë komplet aktivitetin tij muzikor këto ditë. Ju urojmë të dy artistëve shërim sa më të shpejtë.

alban-e1483724882119

SHKARKO APP