Gruaja e Bryant: Shijojeni çdo sekondë pranë të dashurve, sepse…

E veja e Kobe Bryant, Vanessa, vazhdon ta ketë të vështirë ta pranojë tragjedinë që ndodhi në familjen e saj, ndërsa është kujdesur që t’ua japë një këshillë njerëzve tjerë. Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në një aksident me helikopter në moshën 41 vjeçare, ndërsa bashkë me të ishte edhe vajza 1-vjeçare e çiftit, Gianna, si edhe shtatë njerëz të tjerë.

Vanessa, e cila i ka edhe tri vajza të tjera me Bryant, ka publikuar një fotografi me të ndjerin në rrjetet sociale dhe e ka shoqëruar me një mesazh zemërthyes.

“Me dashurinë time Kobe. Shijojeni çdo sekondë pranë të dashurve tuaj, sepse kurrë nuk e dini se kur mund të largohen nga kjo botë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpërndajeni mesazhin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që na jepni”, ka shkruar Vanessa në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?