Gruaja e Leonard Bombaj, flet për akuzat e Ajsit për ngacmim seksual

Leonard Bombaj dhe bashkëshortja e tij, Esmeralda ishin të ftuarit e sotëm të Rudinës. Folën për punën, se Alda punon ekonomiste në një bankë. Folën për fëmijët, dashurinë, por edhe për një nga momentet më tronditëse të jetës.

Leonard Bombaj u akuzua për ngacmim seksual dhe abuzim nga një prej vajzave të grupit “Kripëmjatëzat”, nga Ajsi. Nëse Nardi ka folur shpesh në lidhje me këtë temë, ka bërë edhe libër, e shoqja s`kishte folur kurrë më parë.

”Unë isha 9 muaj shtatzënë me vajzën. Nuk e kam ndarë askund tjetër më parë këtë. Se ka qenë shumë i fortë përjetimi. Nuk do kisha ndryshuar asnjë gjë, sikur koha të kthehej. Unë kam qenë shumë e përfshirë. Thjesht do kisha ndryshuar personin. Do ta kisha mbajtur në shtëpinë time, do thoja sërish do ta adoptojmë këtë fëmijë… Çfarë nuk është thënë për ne. Janë ndarë, kanë shitur shtëpinë. Asgjë s`ka qenë e vërtetë”, tha Alda, e cila nuk kishte folur kurrë më parë për këtë gjë.

SHKARKO APP