Grupi legjendar Metallica bën FOTO me flamurin kuqezi, ja çfarë ndodhi mbrëmë në Londër

Grupi i famshëm muzikor “Metallica” ka pozuar me flamurin shqiptar gjatë ditëve të fundit të turit të tyre në Britani. Fotografia në fjalë është realizuar nga një djalë shqiptar, i cili jeton atje.

Image

Metallica në koncertin e mbrëmshëm në Londër

Ky person është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ka publikuar postime, përmes së cilave ka treguar se është një fans i madh i “Metallicas”.

Ervin Gjonaj, i cili në Instagram mban emrin e liderit të grupit, ka shfrytëzuar takimin me ta, për të shpalosur flamurin kombëtar, duke pozuar me ta.

Image

Grupi Metallica me flamurin kombëtar

Madje, flamurin e Shqipërisë ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit.

Përveç flamurit, Gjonaj u ka dhuruar atyre edhe një fanellë të Kombëtares.

Dhe në nderim, “Metallica” mbrëmë (e martë) në koncertin e mbajtur në Londër kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë, pjesëmarrës në këtë koncert.

Image

SHKARKO APP