Gugu tregon të vërtetën për lidhjen me ministrin, lë Zogun ta prekë
Këngëtarja e njohur Gugu është përfolur shumë për një lidhje me një ministër shqiptar. E ftuar në rubrikën ‘Në çantën e…’ në emsionin ‘Ditë e Re’, Gugu ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Jo, jo nuk kam lidhje.”
Gjithashtu është folur se këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Merita Haxhia, modifikon fotot që publikon në rrjetet sociale me photoshop, sidomos të pasmet.
Për t ta vërtetuar se trupi i saj është origjinal dhe se nuk e modifikon Zogu i Tiranës i ka prekur të pasmet.
Gugu pranoi se kishte bërë shumë mëkate, ndoshta listës së mëkateve i shtohet dhe kjo e ditës së sotme.
Ndërsa në çantën e këngëtares, Hermes Nikaj ka zbuluar se ndodhen shumë kremëra, parfume dhe solucione për trupin.