Gwyneth Paltrow rrëfehet për historitë sentimentale: “Me në fund jam në një marrëdhënie solide”

Gwyneth Paltrow, nënë e dy fëmijëve dhe ish bashkëshortja e liderit të Coldplay Chris Martin, ka bërë një rrëfim për ‘Sunday Times’.
Artistja ka treguar për historinë e saj të dashurisë me të fejuarin Brad Falchuk, regjisor dhe producent, duke rrëfyer se është ‘për herë të parë në jetën e saj në një raport të matur’.
Në të kaluarën artistja amerikane ka qenë në një marrëdhënie me Brad Pitt dhe Ben Affleck.

Paltrow dhe Falchuck njoftuan për vendimin e tyre për tu martuar në fillim të këtij viti, pasi janë frekuentuar që prej 2015. Tani artistja, ka shpjeguar motivet e një raporti kaq solid.

‘Ndjej që po jetoj për herë të parë një marrëdhënie të matur, që nganjëherë është jo komode sepse kërkon një nivel intimiteti dhe komunikimi me të cilën nuk jam mësuar më parë’, ka thënë aktorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paltrow ka thënë që ka pasur raporte sentimentale me meshkuj që kishin ‘probleme me intimitetin’. Në të shkuarën Gëyneth ka pasur histori dashurie edhe me Brad Pitt (1994 al 1997), dhe Ben Afleck, një histori që nisi dhe u mbyll në vitin 2000.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gwyneth Paltrow tregon që lidhjet e saj të dashurisë nuk kanë pasur këtë impakt si kjo që çoi në divorcin me Martin në 2016, dhe që ju desh kohë për të kuptuar që nuk duhet ta konsideronte fundin e martesës së saj si një ‘dështim’. Martin dhe Paltrow janë martuar në 2003 dhe nga lidhja e tyre kanë dy fëmijë Apple Blythe Alison dhe Moses Bruce Anthony.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?