Habit aktori i njohur shqiptar: Heq dorë përgjithmonë nga aktrimi, jam sëmurë

Albano Bogdo është një prej aktorëve më karizmatikë të humorit, i cili ka fituar famë dhe popullaritet falë punës që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.

Mirëpo, sëfundmi ai ka dhënë një lajm aspak të pëlqyer nga fansat. Ai ka bërë me dije përmes një videoje, se do të heqë dorë përfundimisht nga aktrimi për arsye personale dhe shëndetësore.

Albano thotë në videon e postuar në Instagram:

Swiss Digital Desktop Reklama
Nuk kam qejf t’i quaj njerëzit fansa gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’ju njoftojë se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdolloj forme.
Do t’ju falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira edhe ato të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe ju dua fort të gjithëve dhe këdo që kam lënduar pa dashje iu kërkojë ndjesë dhe iu uroj një jetë të lumtur dhe plotë bekime”.

Të gjithë kane ngelur të habitur nga ku vendim i papritur i Albano Bogdos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se pak kohë më parën, në emisionin “Rreze Dielli”, ai pranoi hapur se ka pasur probleme me alkoolin dhe i është dashur t’i drejtohej mjekëve psikiatër për të kuruar problemet me ankthin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?