Habit çifti i famshëm, deklarojnë ndarjen pas 9 vitesh martesë (Foto)

Channing Tatum dhe Jenna Dewan i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas nëntë vitesh martesë. Lajmi u bë publik nga vetë çifti i njohur me anë të një deklarate të përbashkët shkruan Daily Mail.

“Përshëndetje! Kemi diçka shumë të rëndësishme për t’ju thënë. Jetojmë në kohëra në të cilat e vërteta mund të shtrembërohet, prandaj duam t’ju tregojmë të vërtetën, ta lexoni këtu dhe të jeni të bindur që s’është shpikje. Kemi zgjedhur me dashuri të ndahemi si çift.
4AC6AC4000000578-5571631-Telling_the_world_The_actress_37_announced_the_shocking_separati-a-7_1522736318106
Ne ramë në dashuri me njëri-tjetrin shumë kohë më parë dhe kaluam vite magjike bashkë. S’ka ndryshuar asgjë, e duam shumë njëri-tjetrin , por kjo dashuri po na çon në rrugë të ndryshme.

Nuk ka sekrete dhe as ndodhi skandaloze në qendër të vendimit tonë. Jemi thjesht dy miq të mirë që po kuptojmë se është koha të kërkojmë pak hapësirë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin të jetojmë të lumtur dhe të përmbushur. Jemi ende një familje dhe do të jemi gjithmonë prindër të përkushtuar për vajzën tonë, Everly-n. Nuk komentojmë asgjë më shumë dhe ju falenderojmë që po respektoni privatësinë e familjes sonë. Duke ju dërguar dashuri të gjithëve, Chan & Jenna”
Çifti u njoh gjatë xhirimeve të ‘Step Up’ dhe u lidhën në 2006-n. Në vitin 2009 ata u martuan dhe kanë një vajzë , Everly.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?