Habit Hueyda El Said: Ish-bashkëshorti lexon çdo intervistë timen dhe e përdor kundër meje!

Hueyda El Said ka treguar se e ka shumë të vështirë të flasë hapur lidhur me ndonjë lidhje që ajo mund të jetë duke përjetuar momentalisht apo të flasë për “secrete” të këtij lloji sepse gjatë gjithë kohës monitorohet nga ish bashkëshorti dhe avokati i tij për t’i përdorur kundër në gjyq.

“Ish bashkëshorti im nuk mësoi asnjë fjalë shqip për aq kohë sa ishim bashkë, tani që jemi ndarë ka nisur të përkthejë të gjitha intervistat” – ka treguar Hueyda në emisionin “Thumb”, e cila me ironi tregon se deri sa të mbyllet gjyqi ajo duhet të ketë rolin e “murgeshës”.

“Edhe kur postoj ndonjë foto me mikun tim Arian Konomin, ma përdorin kundër në gjyq” – ka treguar Hueyda duke i treguar Aulonës dhe Fatmës se sa të vështirë e ka në këtë periudhë të flasë për jetën e saj sentimentale.

“Do i kërkoja portaleve të flisnin mirë për ish bashkëshortin tim se i lexon të gjitha” – ka thënë ajo me shaka ndërkohë që ka treguar edhe një here se ndonëse u ndanë sepse ai e tradhtoi, sërish ajo nuk do i flasë asnjëherë keq djalit të tyre Gabrielit për të atin./Blitz

SHKARKO APP