Habit këngëtari shqiptar: Dashuria është për fukarenjtë, pas 50 vitesh s’do të ekzistojë më
Këngëtari Kastro Zizo është një prej figurave më të komentuar. Ai gjithmonë ka rënë në sy për personalitetin e veçantë dhe mendimet ndryshe nga të tjerët dhe edhe kësaj here s’kishte si të mos komentohej për deklaratën e tij të fundit.
I ftuar në ‘Top Show Magazine’, Katro Zizo ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij në lidhje me dashurinë. Edhe pse është martuar dy here dhe nga këto martesa ka dy fëmijë, kantautori ka rrëfyer se nuk ka dashuruar kurrë.
“Dashuria është nje iluzion. Unë kam përshtypjen se dashuria është e fukarenjve. Jo fukaralliku në sensin material, por në sensin mendor. Njerëzit që dashurojnë për mua janë injorantë. Pas 50 vitesh, dashuria s’do të ekzistojë as si koncept”- ka thënë këngëtari duke habitur publikun në studio.

KOHA JONË SONDAZH

