Habit Valbona Selimllari, tregon për herë të parë ndërhyrjen në pamje
Valbona Selimllari është cilësuar gjithmonë, nga viti 1992 si ikona e bukurisë shqiptare dhe pavarësisht viteve, Valbona vazhdon të mbetet e tillë. Ajo është nënë e 3 fëmijëve, por gjithmonë Valbona shfaqet në formë, tërheqëse dhe shumë e bukur. Por a ka bërë ajo ndërhyrje plastike?
E ftuar në spektaklin, “Në kurthin e Piter Pan” në tv Klan ajo është përgjigjur hapur. Sipas Valbonës, ndërhyrje ka bërë te dhëmbët. “Unë kam bërë ndërhyrje te dhëmbët e mi. Edhe pse i kam bërë, jam munduar që të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinal. E rëndësishme është që t’i mirëmbash dhëmbët që të jenë të bukur”, u shpreh Selimllari.
KOHA JONË SONDAZH

