Hajdutët vjedhin shtëpinë e Shakirës dhe Pike, ja çfarë u morën
Vidhet shtëpia e Pike dhe Shakirës. Çifti i famshëm pësoi një grabitje në vilën e tyre në “Esplugues de Llobregat”, në provincën e Barcelonës. Hajdutët kanë marrë disa ora dhe bizhuteri.
Policia nuk ka ndonjë të dhënë për grabitësit, për shkak të punës së tyre shumë profesionale. Nuk është gjetur asnjë gjurmë.
Policia pyeti prindërit e mbrojtësit të blaugranës, pasi Pike dhe Shakira nuk ishin në shtëpi, sepse i pari është në grumbullim me kombëtaren, ndërkohë që e dyta është në një turne në Gjermani. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

