Hakerët marrin llogarinë në Twitter, shpallin të vdekur Britney Spears
Gjatë vitit 2016 një numër i madh artistësh kanë ndërruar jetë. Mirëpo, një incident është regjistruar sot. Hakerët kanë marrë llogarinë e “Sony Music” në Twitter dhe kanë shkruar se Britney Spears ka ndërruar jetë.
“U prefsh në paqe Britney”, shkruhej në postimin e parë në Twitter, ndërsa më vonë ishte shkruar “Britney Spears ka ndërruar jetë në aksident! Ju njoftojmë së shpejti për të rejat”. Ky lajm trishtoi miliona fansa, por për fat të mirë gjithçka ishte thjesht një mashtrim.
Megjithatë, pak minuta më vonë kompania reagoi duke thënë se llogaria e saj në Twitter ishte sulmuar nga hakerët.