Halle Berry heq dorë nga dashuria
Aktorja, Halle Berry thotë se ka hequr dorë nga dashuria.
Fituesja e çmimit Oscar e ka bërë këtë të ditur në një storie në Instagram më 13 dhjetor, ku edhe e ka vendosur një fotografi të një litari në formën e zemrës duke shtuar edhe tri emotikona me muskuj.
Në ndërkohë që orë më parë, revista Us Weekly ka bërë të ditur se 51 vjeçarja Berry dhe producenti muzikor, Alex Da Kid janë ndarë pas disa muajsh lidhje.
Berry dhe Da Kid kishin bërë lidhjen e tyre publike në muajin shtator kur edhe kishin postuar fotografinë e tyre bardh e zi në rrjete sociale.
“Balanci im”, kishin shkruar të dy.
Aktorja e njohur ishte e martuar me David Justice nga viti 1992 deri më 1997, këngëtarin e muzikës R&B, Eric Benet nga viti 2001 deri në vitin 2005 dhe poashtu aktorin francez, Olivier Martinez me të cilin ka edhe djalin tre vjeçar Maceo.
Aktorja është poashtu edhe nënë e vajzës 9 vjeçare, Nahla me ish-të dashurin e saj, Gabriel Aubry.