”Halli” i Xhensilës në lidhje me lajmin e shtatzënisë!
Ndonëse pak kohë më parë ishte Besi ai që tregoi se Xhensila është gati për t’u bërë nënë dhe se bebushi është në plane të afërta, askush nuk foli për një shtatzëni të mundshme.
Duket se në dje, në disa portale ka qarkulluar lajmi se Xhensila është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt çifti do të bëhen prindër. Sapo ka parë të tilla lajme, këngëtarja nuk ka mundur të mos reagojë duke e përgënjeshtruar menjëherë diçka të tillë.
Dyshja duket se ka një tjetër problem. Nuk do t’i besojë më njeri kur të japin lajmin e vërtetë! Dhe në fakt, diçka e tillë s’do të ishte aspak çudi.