Hap sot finalen Real-Liverpool, Dua Lipa: Ja për kë bëj tifo
Dua Lipa do të perfomojë sonte në mbrëmje në finalen e madhe të Championsit ku Reali dhe Liverpuli do të ndeshen në një 90-minutësh historik.
Këngëtarja shqiptare do të ketë nderin të përformojë këngën hapëse të ceremonisë para një publiku madhështor.
Ajo foli para ndeshjes duke treguar emocionet e saj në natën magjike të futbollit europian si dhe duke treguar ekipin që do bëjë tifo.
Për “UEFA.com” ajo shprehet: Jam shumë e emocionuar, nuk e kisha menduar se do të përformoja ndonjëherë në një eveniment të tillë. Si britanike që jam, bëj tifo për Liverpoolin. Është diçka e veçantë të jesh nga Britania dhe të këndosh përpara një tifozërie angleze që ka ardhur në finale për të mbështetur ekipin e tij. Nuk kam qenë kurrë më përpara në një ndeshje futbollit dhe mezi po pres të shijoj emocionet që ajo të ofron”.
KOHA JONË SONDAZH

