Hapet televotimi, sonte banori i preferuar do të ketë një avantazh të madh
Mbrëmjen e sotme, spektakli i shumëpritur i Big Brother VIP Kosova nisi me emocion dhe dinamikë. Menjëherë pas hapjes, Jonida zbuloi një surprizë për banorët dhe publikun, duke hapur një televotim për të zgjedhur banorin më të preferuar. Sipas Jonidës, banori që do të fitojë këtë titull do të marrë një avantazh të madh, që pritet të ndryshojë rrjedhën e lojës në mënyrë dramatike. Publiku tashmë ka nisur të shprehë mbështetjen e tyre për banorët e preferuar, ndërsa tensioni brenda shtëpisë vetëm sa po rritet. Mbetet për t’u parë se çfarë avantazhi do të sjellë ky titull dhe si do të ndikojë ky zhvillim në strategjitë e lojës.