Harrojeni Halloween-in, veshjet më të çuditshme i shihni në “Met Gala”

Koha për të shfrenuar imagjinatën me veshje të çuditshme nuk është më Halloween-i në tetor por “Met Gala-ja” në muajin maj. Edhe një tjetër vit personazhet më të famshëm botëror u shfaqën më ekstravagantë se kurrë në eventin vjetor.

“The Met Gala” (Costume Institure Gala) është një event i cili prej vitesh organizohet në këtë mënyrë për mbledhjen e fondeve për Muzeun Metropolitan të Arteve në New York.

Çdo vit ka një temë të caktuar mbi të cilën personazhet e famshëm do të duhen të vishen dhe këtë vit frymëzimi do të vinte nga Kisha Katolike. Mbrëmjen e kaluar të gjithë yjet kanë parakaluar tapetin e kuq dhe çdo veshje ishte qiellore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo e cilët e ndoqi me përpikmëri temën “Heavenly Bodies: Fashion and the Catholic Imagination” dhe mori vlerësimin maksimal nga kritika duke u shpallur mbretëresha e mbrëmjes ishte Rihanna, e veshur nga John Galliano dhe këpucët nga Christian Louboutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerë të cilët u vlerësuan si të veshurit më mirë janë; Kim Kardashian (Versace), Jennifer Lopez (Balmain), Amal Cloony (Richard Quinn), Bella Hadid (Chrome Hearts X Gareth Pugh), Kylie Jenner (Alexander Wang), Madonna (Jean Paul Gaultier), Rita Ora (Prada), Solange Knowles (Iris Van Herpen), Cardi B (Moschino), Gigi Hadid, Katy Perry dhe Blake Lively (Versace), Nicki Minaj (Oscar de la Renta).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?