“HARROM”, kënga e parë nga Alesio në formën e mini-filmi (VIDEO)

Jemi në sezonin e verës dhe verë pa muzikë ritmike nuk ka. Pas këngëve nga artistët e mirënjohur të skenës, muzikë të bukur që shijohet me volum të lartë po sjellin edhe artistët e rinj. Njëri prej tyre është edhe Alesio. Pas pjesëmarrjes në ”The Voice of Albania”, ai ka nxjerrë këngën e tij të parë. ”Harrom”, e cila është shoqëruar edhe me një videoklip që më shumë është si një minifilm, deri më tani është pritur shumë mirë nga publiku.

Alesio më herët ka thënë se ”Harrom”, nuk është vetëm një këngë por ajo është një copëz historie nga jeta. Nga ana tjetër, ai ka treguar pse ka vendosur që të vijë me një këngë pop/balad dhe çfarë mesazhi dëshiron që të përcjellë.

”Arsyeja pse kam zgjedhur të jetë POP/BALAD është se historia ëshë e bazuar mbi një realitet të ditëve të sotme. E kam shkruar tekstin realisht ashtu si jam ndjerë në atë moment. Ndonjëherë është e vështirë që momente dobësie dhe zhgënjimi ti kthesh në forcë dhe të ecësh përpara i vetëm dhe t’ia dalësh mban dhe ti tregosh me bindje botës se ti mundesh”.

ALESIO - HARROM (Official Video)

SHKARKO APP