Harry dhe Meghan po jetojnë të ndarë, “RadarOnline”: Po shmangin divorcin
Media amerikane “RadarOnline” hedh dritë mbi marrëdhënien në krizë të Princ Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, të cilët duket se po jetojnë të ndarë përkohësisht.
Sipas medias, vetëdija se mes tyre diçka nuk funksionon më si dikur, zënkat, zhurmat, çështjet që kanë të bëjnë me botimin e “Spare” dhe mosmarrëveshjet e vogla kanë bërë që çifti i Sussex të marri vendimin për të kaluar pak kohë të ndarë.
Ky vendim për tu ndarë për pak kohë është marrë për të shmangur divorcin dhe për të rindërtuar raportin e krisur. “Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Harry nuk përshtatet në botën sipërfaqësore të Hollivudit”, i tha një burim faqes duke thënë se Princi po përpiqet të “gjejë veten”.