Harry e Meghan heqin dorë nga statusi mbretëror

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të heqin dorë nga ‘roli i tyre‘ si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur ‘pavarësi financiare’ maksimale në aktivitetet e tyre publike dhe bamirëse.

Njoftimi, i konfirmuar nga Buckingham Palace, është dhënë nga vetë dukët e Sussex në profilin e tyre Instagram. Sic është përfolur edhe nga tabloidet angleze, në të ardhmen të dy do ta ndajnë kohën e tyre ‘mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut’.

Vendimi është aprovuar zyrtarisht edhe nga Mbretëresha. ‘Pas muajsh të tërë reflektimi dhe diskutimesh të brendshme- thuhet në një postim publik të dukëve të Sussex- këtë vit kemi zgjedhur të heqim dorë nga statusi ‘anëtar e familjes mbretërore’ dhe të punojmë për tu bërë financiarisht të pavarur, por duke mbështetur plotësisht Mbretëreshën dhe me inkurajimin e saj, jemi gati për të bërë këtë hap.
Ne tani po planifikojmë të ekuilibrojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe Komonuelthit.

Ky ekuilibër gjeografik do të na japë mundësinë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i dhënë njëkohësisht familjes sonë hapësirën e duhur për t’u përqendruar në kapitujt e ardhshëm, përfshirë lançimin e entitetit tonë të ri bamirës. Mesi presim të ndajmë detajet komplete të këtij hapi entuziazmues, teksa vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Galles, Duken e Cambridge dhe të gjithë pjesët e tjera të interesuara”.

SHKARKO APP