Harry flet për herë të parë për vogëlushen e familjes, Lilibet Diana
Në muajin qershor, Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë prindër për herë të dytë. Çifti u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana.
Ndërkohë Princi Harry ka folur për herë të parë për eksperiencën si baba i dy fëmijëve. Gjatë eventit të WellChild Awards, Harry e ka krahasuar jetën e re me një lojë zhonglerësh.
Princi është shprehur se ai dhe Meghan janë me shumë fat, sepse Lilibet është një fëmijë mjaft i qetë.
“Ajo është shumë e qetë dhe duket e lumtur që thjesht qëndron aty e ulur teksa Archie vrapon rreth e rrotull si i çmendur”, është shprehur Harry.
Gjithashtu ai ka treguar se si ka ndryshuar perspektiva e tij për jetën pas ardhjes në jetë të vajzës.
“Tani si baba i dy fëmijëve, ndihem më i lidhur, i frymëzuar nga qëndrueshmëria e këtyre familjeve, që fuqizohen përmes sfidave të papërshkrueshme me mbështetjen e WellChild”, është shprehur Harry.
Ndërkohë ditën e sotme, Harry udhëtoi sërish drejt mbretërisë në nder të nënës së tij, princeshë Dianës. Nëse do të ishte gjallë, Diana do të festonte sot 60-vjetorin e lindjes dhe për këtë rast Harry dhe William zbuluan skulpturën më të re në nder të princeshës së ndjerë.
Vëllezërit kanë përkujtuar kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës.