Harry trondit me akuzat për William, flet për sulm fizik. Shkak Meghan Markle
Që pas largimit nga familja Mbretërore, Princ Harry nuk ka ndaluar me akuza dhe deklarime të bujshme. Ai ka pohuar se vëllai i tij Princi William e sulmoi fizikisht atë.
Duke përshkruar një konfrontim në shtëpinë e tij në Londër në vitin 2019, Harry thotë se William e quajti Meghan “të vështirë”, “të vrazhdë”. Kurse Harry e konsideron William një “papagall të narrativës së shtypit” kundrejt gruas së tij amerikane. Konfrontimi u përshkallëzua, shkruan Harry në librin Spare, derisa William “më kapi prej jake duke më këputur varësen dhe më rrëzoi në dysheme”.
Pasi William u ankua për Meghan, Harry i tha atij se po përsëriste narrativën e shtypit. William ia ktheu se Harry nuk po tregohej racional, duke bërë që të dy burrat të bërtisnin me të madhe. Harry shkruan se William i tha që donte ta ndihmonte, por që këtë sjellje nuk e konsideronte ndihmë.
Ky koment, thotë Harry, zemëroi vëllain e tij dhe aty ndodhi përplasja fizike. William e rrëzoi Harry-n, gota u thye dhe copat e gotës i çanë kurrizin. Harry thotë se pas kësaj ngjarje e dëboi William nga shtëpia.