Harvey Weinstein rezulton pozitiv me koronavirus
Harvey Weinstein raportohet se ka rezultuar pozitiv koronavirus.
Regjisori i famshëm, i cili po vuan një dënim 23 vjet burg pasi u dënua për përdhunim, thuhet se është në izolim të detyruar në këtë kohë për sigurinë e tij dhe sigurinë e të burgosurve të tjerë.
Zyrtarët në objektin korrektues Wende thanë që dy të burgosur kishin rezultuar pozitiv.
Weinstein sapo kishte mbërritur në Wende nga Rikers Island, ku aktualisht ekziston ka një shpërthim koronavirus.
Sikurse është raportuar se 21 të burgosur dhe 17 punëtorë të tjerë në Rikers kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Burgu tani po monitoron 58 të burgosur.
Vetëm një rezultat pozitiv të konfirmuar të ërkurën në burg, përpara se numri të shpërthete në vetëm dy ditë.
Ndëkohë një zëdhënës i Weinstein i tha The Sun të Dielën pasdite se ai nuk ishte informuar për një rezultat pozitiv testi.
Harvey është një nga shumë të burgosurit që Bordi i Korrigjimeve i Nju Jorkut filloi të lëvizte jashtë burgjeve ndërsa pandemia COVID-19 u përkeqësua në Shtetet e Bashkuara.
Ai është në rrezik të lartë të jete pas infektimit me virusin vdekjeprurës, pasi është mbi moshën 50 vjeç dhe sapo ka bërë operacione në zemër dy javë më parë në Spitalin Bellevue në Manhattan.