Heidi Klum flet për dasmën “magjike” me Tom Kaulitz: E gjeta partnerin tim më në fund
Heidi Klum ka nxjerrë detaje në lidhje me dasmën e saj me rokerin e grupit “Hotel Tokio”, Tom Kaulitz.
“Ishte e kaq e bukur dhe periudha më e mirë,”-u shpreh supermodelja për revistën People. “Ishim në Itali për tre javë dhe kam ngrënë atje aq shumë dhe jam argëtuar pafundësisht.”
Çifti u fejua në dhjetor 2018 dhe u martuan për herë të dytë gusht në Kapri të Italisë.
Fillimisht Klum dhe këngëtari u martuan në një ceremoni sekrete në shkurt.
“Doja që të kishim më shumë njerëz. Ishte kaq intime,”-shtoi supemodelja. “Ishte e mrekullueshme. Vallëzuam deri sa lindi dielli dhe ishte e bukur sepse këmbët e askujt nuk u dëmtuan. Ishte kaq magjike.”
46-vjeçarja tha më në fund gjeti partnerin e saj.
“Ne jemi shumë të ngjashëm. Ai e shijon jetën dhe është shumë bujar. Është i mirë dhe e dini, kam gjetur partnerin tim më në fund.”
Klum ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera me Ric Pipin nga 1997 në 2002 dhe pastaj me këngëtarin Seal, nga vitit 2005 deri në vitin 2014 me të cilin ka edhe katër fëmijë.
Ndërkohë 30-vjeçari ka qenë i martuar vetëm një herë me biznesmenen Ria Sommerfield nga viti 2015 deri në vitin 2018.