Heidi Klum, mbetet mbretëresha e Halloween-it. Këtë herë me minifilm (VIDEO)

Edhe pse po jetojnë në normalitetin e Covid-19, festa e Halloween duket ndryshe këtë vit në gjithë botën, por ajo që mban fronin për shndërrimet më fantastike, po gjen ende mënyra për të festuar. Ditën e sotme, 31 tetor, Heidi Klum publikoi një film të shkurtër horror në Instagram-in e saj, në të cilin aktorë janë ajo, bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz dhe katër fëmijët që modelja ka nga martesa me ish-bashkëshortin, Seal.

“Me bllokime në gjithë botën këtë vit, unë doja të bëja një projekt argëtues në shtëpi me familjen time, kështu që më erdhi ideja e xhirimit të një filmi të shkurtër horror, ku të gjithë mund të jemi aktorët. Ishte një mënyrë kaq argëtuese, që përfshinte gjithë familjen dhe fëmijët e mi e shijuan vërtet këtë proces”,-tha ajo.

Në filmin e shkurtër, Klum dhe familja e saj po shijojnë një Halloween, duke ruajtur distancën sociale, derisa bie një rrufe, që i shndërron fëmijët e supermodeles në mumie zombi, të cilët fillojnë ta ndjekin atë nëpër shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?