Heidi Klum, zhytje e ndaluar në Shpellën e Kaltër, rrezikon 6 mijë euro gjobë

Dasma në Kapri të italisë e modeles së famshme Heidi Klum u komentua gjatë në mediat rozë të mbarë botës.

Por tani, Heidi, e cila ndodhet ende në Itali, rrezikon të paguajë një gjobë prej 6 mijë eurosh.

Kjo, për shkak të një zhytjeje të ndaluar në Shpellën e Kaltër, bashkë me bashkëshortin e ri Tom Kauliz të  Tokio Hotel-eve.

Çifti i lejoi vetes një banjë pasionale, tamam siç ka ndodhur një vit më parë kur ndodhej me pushime me Kauliz dhe çdo gjë që ndodhte e dokumentonte për ta postuar më pas në rrjetet sociale.

SHKARKO APP