Historia e trishtë e parodistit të Vlorës: Ka vite që nuk flet dot 

Dy humoristët e njohur të grupit parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, këtë të shtunë ishin të ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.

Në emision mungonin dy parodistët e tjerë, Muhamet Aliko dhe Mane Lumani.

Ata treguan se një prej tyre, Mane Lumani, për shkak të një operacioni në grykë, ka vite që nuk flet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër.

I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më.

Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona.

U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?