Hollywood zbulon Shqipërinë! (FOTO)

“Hollywood zbulon Shqipërinë!
Pas takimeve të suksesshme në Tiranë, përfaqësues nga gjigantët e industrisë së filmit – HBO, Warner Bros, Amazon, Disney, Paramount, NBCUniversal dhe të tjerë, u ndalën në Beratin e “Një mbi Një Dritareve”!
Mes ndalesave, një moment i veçantë ishte vizita në Muzeun Ikonografik “Onufri”, një nga perlave të trashëgimisë sonë kulturore!
Përfaqësuesit e industrisë globale të filmit panë nga afër potencialin unik që Shqipëria ofron – jo vetëm si skenë natyrore, por edhe si pasuri kulturore me vlera të jashtëzakonshme për rrëfime filmike.
FamTourAlbania vijon në qytete të tjera të vendit për të zbuluar mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare”, shkruan ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?