Hollywoodi në zi, ndërron jetë në moshën 20-vjeçare aktori i njohur
Aktori i serialit “The Goldbergs”, Jackson Odell, ka ndërruar jetë në moshë 20-vjeçare. Mediat e huaja bëjnë me dije se ylli i ri ka ndërruar jetë të premten në San Fernando Valley të Hollywoodit.
Ai është gjetur pa shenja jete në një shtëpi rehabilitimi, ku ka qëndruar për t’i tejkaluar problemet me vartësinë nga droga.
Karriera e Jackson nisi që në moshën 12-vjeçare në serialin televiziv, “Private Practice”, ndërsa më pas ka luajtur në një sërë serialesh të suksesshme, duke përfshirë “iCarly”, “Modern Family” .
Në komedinë e ABC, “The Goldbergs”, ka luajtur rolin e studentit Ari Caldëell, shok i Ericas dhe Lexit, dhe vëllai i Danas.
KOHA JONË SONDAZH

