Hugh Grant martohet në fund të majit

Martesa e tij nuk do të jetë e krahasueshme me Dasmën Mbretërore, por do të ndodhë në Kensington dhe në rrethinat e tij, në territorin mbretëror.

Ai që do të martohet është Hugh Grant, 57 vjeç, i cili do të çojë në altar të dashurën suedeze Anna Eberstein, 39 vjeç. Lajmi, që u mbajt i fshehtë nga i interesuari, u bë i ditur nga regjistrat e Kensington dhe Chelsea.

Me nusen e ardhshme me të cilën janë bashkë prej 6 vitesh , aktori ka tre fëmijë , i fundit më pak se tre muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, Hugh ka edhe fëmijë të tjerë me ish të dashurën e tij Tinglan Hong. Pavarësisht jetës së tij sentimentale shumë aktive, marrëdhënies së tij 13 vjeçare me Elizabeth Hurley dhe flirtet e shumta me shumë kolege, mes të cilave edhe Drew Barrymore, Hugh nuk kishte folur kurrë për martesë dhe askush nuk shpresonte më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anna dhe familja e krijuar së bashku me të, e kanë bërë të ndërrojë mendje aktorin e njohur anglez, Hugh Grant.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?