Humbi babain nga COVID-19, Gent Zenelaj rrëqeth me dedikimin e tij: Prindërit nuk vdesin kurrë Babo!

Aktori i njohur shqiptar, Gent Zenelaj humbi dje nga COVID-19 babain e tij. Pas kësaj humbjeje të madhe, Gent Zenelaj ka reaguar sot në rrjetet sociale përmes një dedikimi prekës.

Duke e thërritur ”Babo” me përkëdheli, Zenelaj shkruan se prindërit nuk vdesin kurrë dhe kjo ndarje e tij me të atin nuk mund të jetë kurrsesi një lamtumirë.

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.

Kanë kujtime të mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, shkruan Zenelaj.

SHKARKO APP