“Hyrrem” bën ndryshimin drastik në pamje, fansat nuk e presin mirë
Aktorja turke Meryem Uzerli e cila në vendin tonë u bë e njohur nga seriali “Sulltani i madhërishëm” vazhdon të jetë shumë e komentuar nga mediat për shkak të rolit të saj.
Me flokët e saj të gjata dhe të kuqe aktorja është një ndër vajzat më të pëlqyera të shoëbizit turk, por megjithatë ajo ka vendosur të vijë me një ndryshim drastik në pamje.
Për shkak të një roli të ri, Meyrem i ka lyer flokët e zeza duke u dukur kështu shumë më ndryshe se më parë.
Megjithatë këtë ndryshim fansat nuk e kanë pritur aspak mirë dhe kjo duket nga komentet që kanë marrë fotot e saj në Instagram.
Ata i kanë komentuar në fotot që aktorja ka publikuar në Instagram, duke i thënë se ngjyra e zezë nuk i shkon aspak, pasi nuk është për të gjithë njerëzit dhe se ajo ishte më mirë me look-un e dikurshëm.
KOHA JONË SONDAZH

