Hyrrem dhe Kahraman, në një dashuri “të rrezikshme” pasioni, frika më e madhe e aktores
Aktorja e njohur turke për rolin e Hyrremit në serialin e famshëm “Sulejmani i madhërishëm”, është bërë pjesë e një projekti të ri në Turqi që shumë shpejt do të nisë transmetimit në ekran.
Së bashku me Özcan Deniz, aktori i njohur për rolin e Kahraminit në serialin “Një pjesë e imja”, dhe Asl? Enver, Meryem Uzerli (Hyrrem), ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë xhirimeve ditët e fundit.
Siç e përshkruan Asl? Enver, aktorja kryesore e filmit ‘Other Party’, që do të shfaqet në kinëma më 8 dhjetor, Meryem Uzerli është duke punuar shumë fort dhe duke më të mirën e saj.
Por meraku më i madh i Enver ishin pikërisht skenat e dhunshme e me gjak, të cilat nuk janë përjetuar mirë nga ato. Uzerli luan rolin e Sara-s në film, një personazh që dëshiron me çdo kusht të ndalojë një person tjetër që kërkon t’i marrë dashurinë: “Jam nndier shumë keq kur kam parë veten të mbuluar me gjak. Pata marramendje, sidomos në skenën te stalla dhe varrezat. Nuk ishin xhirime të lehta”, – tha Uzerli pas xhirimeve të filmit, të cilat e kthyen në ekran pas një kohe të gjatë pushimi./Class