I akuzuar për prostitucion, ish-banori i “Big Brother” do bëhet deputet

Vetëm pak kohë më parë, një nga ish-konkurrentët e “Big Brother Albania” pushtoi kopertinat e mediave rozë, pas akuzave për prostitucion.

Kreshnik Husaj, i njohur nga të gjithë si Kika i “Big Brother” u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila pretendoi të polici se ai e kishte detyruar të shkonte me meshkuj të tjerë në Prishtinë, kundrejt pagesës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmi në mbështetje të vajzës, me emrin Vlora Tahiri, rrëfenin se Kika e kishte shfrytëzuar ish-gruan që të prostituonte për 30 euro.

I arrestuar nga policia e Kosovës, Kika qëndroi për disa muaj në qeli, në burgun e Pejës, derisa çështja kundër tij përfundoi pa dënim.

Por sot, që kanë kaluar disa muaj nga ngjarja, Kika është në listat e kandidatëve për deputet në Kosovë.

I njohur edhe si djali i kryetarit të Komunës së Pejës, Kika ka treguar prej kohësh ambiciet e tij për politikën.

Dhe gjasat janë të gjitha që ish-banorin e “Big Brother” ta shohim në Parlament pas 11 qershorit, pasi sipas informacioneve të “Xing.al” ai kandidon në radhët e boshnjakëve dhe ky komunitet, së bashku me atë serb kanë 20 vende të sigurta në Parlament. Kika renditet i 10-i.

/360grade.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?