I ati i Vikena Kamenicës ngjitet në skenë për një arsye madhore, këngëtarja: Për kokën e gocës nuk dija gjë

E lindur nga dy prindër muzikantë, këngëtarja e njohur Vikena Kamenica nuk mund të kishte asnjë profesion tjetër jashtë muzikës. Edhe pse mbeti gjithmonë mes muzikës së lehtë dhe asaj operistike, Vikena nuk hoqi kurrë dorë nga pasioni i saj i fëmijërisë që vite më vonë do të kthehej në profesionin e jetës.

Mes shumë kujtimeve që i ka lënë skena, performanca e këngë të panumërta, koncerte që i kanë falur emocione të jashtëzakonshme, asgjë nuk mund të krahasohet me kujtimin që u regjistrua sot për këngëtaren e njohur shqiptare.

Së bashku me Leonard Bombajn, Vikenës iu besua drejtimi i çmimeve Kult, një event i përvitshëm që përfshin të gjithë artistët duke vlerësuar veprat e tyre gjatë një viti. Por Vikena, ndërkohë, ishte edhe e nominuar në kategorinë e Interpretuesit lirik të Vitit me rolin e Romeos, në shfaqjen “Capuleti e Monteçhi”. Meqë kishte një konflikt të pastër interesi, siç tha ajo para shpalljes së nominimeve, zgjodhi të tërhiqet dhe të mos përfshihet gjatë minutave të mëtejme. Por ishte pikërisht ajo që e fitoi çmimin dhe që nuk dinte asgjë për këtë, u betua në publik: “Për kokën e gocës nuk dija gjë.”

E emocionuar, ajo ftoi të atin për tërheqjen e këtij çmimi: “Fati ka dashur të jem fëmijë e dy këngëtareve, nga mamaja kam zërin. Ajo ishte mexosopranoja në TOB, ndërsa nga babai kam temperamentin” – tha ajo duke i kërkuar të atit të jetë i qetë, sepse as ajo nuk dinte gjë: “Nuk ke faj fare, është e gjitha e papritur, të kam ftuar të dëgjosh gocën të prezantojë, të bëjë një gjë që nuk i përket, por ja që duhet të vish edhe në skenë” – tha Vikena e emocionuar.

Jo më pak i emocionuar ishte edhe i ati i këngëtares, i cili tha se as e kishte menduar të ngjitej në podium për t’i uruar të bijës çmimin: “Ta dija që do prezantonte, nuk e mendoja kurrë. Të këndonte po, se e di ç’kam bërë”, – tha ai me të qeshur.

“Unë erdha këtu të ndjek programin, jo të ligjëroj, sepse kam ligjëruar gjithë jetën.”

Ky moment ishte kujtimi më i bukur për të bijën, e cila falënderoi Kult që i dha një ndjesi të veçantë ndërsa merrte çmimin së bashku me të atin – krenarinë e saj të gjithhershme.

Image

SHKARKO APP