I dashuri i George Michael pyetet për vdekjen e 53-vjeçarit

I dashuri i George Michael është marrë në pyetje nga autoritetet në lidhje me vdekjen e 53-vjeçarit. Ai u mor në pyetje, pasi orët e fundit të jetës, këngëtari i kaloi me të.

Fadi Fawaz, i cili e gjeti të vdekur George ditën e Krishtlindjeve, dha deklaratën e tij në mënyrë që të ndihmojë në përgatitjen e raportit mjeko-ligjor. Raportohet se oficerët kanë marrë në pyetje edhe persona të tjerë.

Policia ka konfirmuar se vazhdojnë hetimet për vdekjen e tij. George Michael u shua në moshën 53-vjeçare në shtëpinë e tij. Arsyet e vdekjes së tij po trajtohen si të pashpjegueshme.

SHKARKO APP