I ftuar në emisionin e Borës, Meritoni urtë e butë i lëshoi ca thumba për Romeon dhe Donaldin

Meritoni Mjekiqi i cili doli në vend të pestë në finalen e ”Big Brother Albania Vip 3”, i ftuar në “Cherry on Top” nuk i kurseu ca thumba për Romeon e Donaldin, edhe pse ishte përballë Bora Zemanit. Me qetësi, Meritoni përdori teknikën “qesh e ngjesh” për të treguar se i ka parë intervistat e Donaldit dhe se banori që qau më shumë në “BBVA 3” ishte Romeo.

Bora e pyeti nëse Ilnisa ishte bërë xheloze gjatë qëndrimit të Meritonit deri në finale dhe ai tha se jo, nuk kishte përjetuar një ndjesi të tillë. Më tej, Bora tha: “Po ashtu si qaje ti kur përmendej Ilnisa…”. Këtu Meritoni u aktivizua dhe u shpreh: “Te kjo pjesa e të qarit, e di ti se kush ishte njëshi”. “Iu mësua goja të gjithëve që qan ai, por edhe ju jeni shkrirë në lot”, tha Bora, duke shtuar se Romeo qan edhe për filmat.

Meritoni e zbuti pak situatën dhe tha se është mësuar në “BBVA 3” dhe i duken gjërat tendecioze, ndaj nuk duhet që ajo ta merrte për bazë. Por, sapo menduam që kunjat u shuan, Meritoni përmendi Donaldin. “Donaldin si e ke? I ka kaluar mërzia? Se kam parë ca intervista”, tha Meritoni. Bora ia ktheu: “Të paska marrë malli se sa ke dalë e paske parë”.

Meritoni dhe Romeo kanë pasur ca përplasje, për të cilat Donaldi ka bërë reagimet e veta. Në këto debate, shpeshherë Romeos i është përmendur familja, veçanërisht vëllai i tij, Mario, për të cilin Meritoni ka thënë me ironi “SuperMario”.

SHKARKO APP