I hakeruan Instagramin, këngëtarja shqiptare tregon si u mashtrua nga një e-mail

Hakerimi i rrjeteve sociale është një “makthet” më të mëdha për të famshmit, të cilët bien shpesh pre e këtij fenomeni.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares shqiptare, Venera Lumani.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se si u mashtrua dhe si veproi për ta rimarrë llogarinë e saj në Instagram.

Ajo theksoi se i kishte ardhur një e-mail që i kërkonte të rikonfirmonte të dhënat e saj në Instagram, dhe që në momentin që futi emrin dhe kodin, humbi aksesin.

Këngëtarja u shpreh: 

Isha e lodhur dhe përgjumësh dhe më kishte ardhur një e-mail që më kërkontë të rikonfirmoja të dhënat e mia në Instagram. Futa emrin dhe ‘passwordin’ dhe që nga ai moment, humba aksesin në Instagram. Pastaj shkova në një udhëtim dhe s’pata mundësi ta riktheja. Shumë njerëz që u hoqën sikur donin të më ndihmonin, më futën më thellë akoma. Dukej sikur kishin një lidhje me hacker-in. Në fund te bëra vetë. Ndoqa të gjithë hapat dhe u rikthye. Kam për të gjithë një mesazh. Mos i besoni asnjë emaili që kërkon të dhënat. Nëse Instagrami kërkon konfirmim, ju pyet në profilin tuaj, madje s’ka nevojë për ‘passwordin’, se atë e ka’.

SHKARKO APP