I jepet lamtumira e fundit yllit të popit
Një shërbim funeral privat po mbahet për yllin e popit Korean Jonghyun, i cili i dha fund jetës javën e kaluar në moshën 27-vjeçare.
Jonghyun, emri i vërtetë i të cilit ishte Kim Jong-hyun, ishte lideri i një prej grupeve më të mëdha të popit, SHINee.
Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim në komunitetin global dhe mijëra fansa kanë mbajtur homazhe në spitalin ku u mbajt trupi i tij.
Në një shënim që i ka lënë mikut të tij, këngëtari ka folur për betejat e tij me depresionin dhe famën. Ai tha se ishte i shkatërruar nga brenda dhe se jeta e famës nuk ishte për të.
“Çfarë mund të them tjetër. Vetëm më thoni se ia kam dalë. Që kjo ishte e mjaftueshme, që kam punuar shumë. Edhe nëse nuk mund të buzëqeshni, mos më fajësoni mua për rrugën që zgjodha,”-shkruan ai në shënimin e vetëvrasjes.