I kërkojnë bileta për festivalin e Dua Lipës, Dukagjini: Krejt Kosovën nuk e nxen në VIP
Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë do të mbahet në datat 1,2,3 gusht dhe gjithçka nën lupën nga Dua Lipa. Por babai i saj, që është edhe menaxheri i sah, Dukagjin Lipa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për fenomenin e kërkesave të shumta për bileta falas ose siç i quan ai, “belesh”.
Përmes një sërë storjesh në Instagram, drejtuesi i festivalit dhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka lëshuar një “manifest të drejtpërdrejtë”, duke shprehur zhgënjimin ndaj atyre që përkundër mundësive financiare, kërkojnë hyrje pa pagesë për festival.
”ASNJO prej jush nuk jeni rast social. Çdo të Premte hipni në aeroplan për Evropë, për qejf, eksportoni kesh jashtë Kosovës, e kur vjen puna me ble bileta për festival – ju doket shpenzim”,-shkruan ai, duke theksuar se një vikend në Prishtinë ofron përjetime që nuk i ofron asnjë qytet evropian për të njëjtin çmim.
Në një tjetër mesazh, ai ironizon faktin se në vend që të ftojnë miqtë evropianë për të përjetuar Kosovën, njerëzit shpenzojnë energji për të kërkuar bileta “belesh”, duke harruar që për çdo gjë tjetër në Evropë paguajnë plotësisht. Reagimi i tij kulmon me një mesazh të thjeshtë por të qartë ”Krejt Kosovën nuk e nxen n’VIP”.
KOHA JONË SONDAZH





