I lidhur me Nicki Minaj? Eminem reagon gjatë koncertit

Vetëm disa fraza në këngën “Barbie Tingz”, ku dëgjohej Nicki të reponte “U thashë që takova Slim Shady-n, bëra timin Em-in”, mjaftuan që interneti të tërbohej: A është Nicki Minaj në një lidhje me Eminem? Nicki tha po, por burime të TMZ e mohuan një gjë të tillë duke u shprehur se këngëtarja po bënte shaka. Po mirë një pyetje kemi ne, Eminem ç’thotë?

Gjatë fundjavës, ai performoi në Calling Music Festival në Boston, ku në fund iu drejtua audiencës me fjalët “Sa prej jush këtu në Boston duan që unë të dal me Nicki Minaj?”

https://twitter.com/1033ampradio/status/1000937446694060032?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.anabel.al%2Fartikull%2F34616%2Fi-lidhur-me-nicki-minaj-eminem-reagon-gjate-koncertit-ne-menyren-me-fantastike%2F

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi publiku reagoi përmes brohorimave, pra ishin totalisht dakord, Eminem s’kishte ç’bënte tjetër vetëm të shprehej me humor se edhe ai do donte.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Epo dreqin edhe unë dua. Nicki, nëse e merr këtë mesazh më shkruaj, do të flasim më vonë”, tha reperi.

Pasi pa gjithë reagimin e madh nëpër rrjetet sociale, Nicki Minaj iu drejtua Twitter-it për më shumë detaje.

“Ai është po aq budalla po aq sa edhe unë. E dua kaq shumë. Em’ kemi nevojë për ty në albumin #Queen. Atje do të jetë takimi unë i parë; në studio, ndërkohë që unë vështroj sytë e tu të bukur teksa shkruan pjesën tënde.”

Pra, s’paska asnjë lidhje në këtë mes. Shumë zhurmë për asgjë…për një këngë më saktë. Reperët kanë bashkëpunuar më parë në “Roman’s Revenge” në 2008-n dhe mund të sjellin sërish një projekt të ri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?