I mbani mend rricat e Rona Nishliut? Ja si duket tani
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rona Nishliu që mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen që zgjodhi për të shkuar në Botëror ka ndryshuar look.
Këtë herë, ajo ka vendosur që të rrisë flokët dhe të aplikojë grim në fytyrë. “Nuk mund t’i besoja syve kur pashë këtë grim në pasqyrë”, shkruajti në profilin e saj në Instagram.
31-vjecarja njihet për thjeshtësinë që e transmeton shpesh herë. Zëri i saj në “Eurovision 2012” u prit shumë mirë nga publiku, ndërkohë që ka disa kohë që mungon në muzikë.

KOHA JONË SONDAZH

