“I ndalova diçka që e ka pasur ëndërr”, Sabri Fejzullahu zbulon pendesën më të madhe që ka bashkëshortja e tij

Këngëtari Sabri Fejzullahu e ka treguar gjithmonë hapur dashurinë e madhe që ndjen për bashkëshorten e tij Nerën. Por për shkak të xhelozisë, ai e ka ndaluar që të realizojë ëndrrën e saj më të madhe për t’u bërë këngëtare.

Sabri Fejzullahu u shpreh se bashkëshortja e tij kishte një zë shumë të mirë por ishte e bukur dhe kishte frikë mos ia merrnin. Por premtoi se këtë vit dot të nxjerrë një këngë me Nerën për ti mbushuar asaj një boshllëk.

“Nerën e kam ndaluar të këndoj. Ka pasur një zë shumë të mirë. Ermali është 200% ngjyrë dhe emocion i Nerës. E ka dashur këngën edhe sot e kësaj dite. Unë ia ndalova. Këtë Vit të Ri do të bëjmë një këngë bashkë.

Ka qenë shumë e bukur ndaj ia ndalova. Thosha ma merr dikush. Sinqerisht. Ishte shumë e bukur dhe është akoma ia hëngsha shpirtin. I thashë më lër mua të këndoj, unë jam mashkull le të më afrohem, s’bëhet nami. I ndalova diçka që e ka pasur jetë dhe e ka. Ma përmend dhe i mbushen sytë me lot e më thotë çfarë më ke bërë. Por xhelozia,”– tha ai i ftuar në emisionin “NIN”.
Sabriu tha se nuk ka qenë shumë i përkushtuar ndaj nënës së tij dhe madje nuk arriti as të ishte në varrimin e saj.

SHKARKO APP