I ngjau me një serbe?! “Shote Galica” i vërsulet Liberta Spahiut: Turp, e paaftë!
Aktorja Delinda Disha ka reaguar pas të gjitha kritikave që mori këto ditë për rolin e saj si Shote Galica në emisionin “Klanifornia”.
Delinda portretizoi rolin e Shote Galicës dhe një ndër batutat e saj që s’u prit aspak mirë ishte kjo:
“Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma. Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”.
E në lidhje me këtë Liberta Spahiu ka bërë një shkrim për Prive.al, ku e ka kritikuar ashpër aktoren e humorit.
“E ‘qershia mbi tortë’ ishte njëri prej skeçeve debutuese të aktores Delinda Disha. Shkëlqimi i ndërtuar ndër vite në programin tjetër ku asnjë fjalë nuk lejohet të thuhet rastësisht u ‘zhvesh’ që në paraqitjen e parë me rolin skandaloz të Shotë Galicës. Në një prej pjesëve të rolit, Delinda e cila në tentativën e saj amatoreske për të kopjuar të folurën gegërishte të kosovarëve ngjante në një serbe që tenton të flasë shqip përbuzi luftën e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, ka cituar Spahiu në shkrim.
Por ky shkrim nuk është pritur aspak mirë nga aktorja Delinda Disha e cila me anë të një statusi në Instagram përveç se ka shpjeguar se përse ajo kishte zgjedhur atë rol por dhe e ka quajtur gazeteren Spahiu krye të paaftës që shtrembëron dhe nuk ka inteligjencën minimale të kuptojë mesazhin që përcjell një numër humori.
“Turp gazetares, krye të paaftës që shtrembëron dhe nuk ka inteligjencën minimale të kuptojë mesazhin që përcjell një numër humori”, i është referuar Delinda shkrimit të Libertës.