I pandalshëm Balotelli, në krah me një femër super seksi
Mario Balotelli nuk është kthyer në formë vetëm në fushë. Futbollisti po bën gola edhe në jetën private, pas golave të shumtë për klubin francez Nice. Sipas revistës së njohur italiane, “Chi”, Balotelli është rikthyer me të dashurën e tij të vjetër, Fanny Neguesha. Dyshja rregullisht sigurohen që të takohen, por kanë vendosur që për momentin lidhjen e tyre ta mbajnë sekret. Balotelli po tenton të nxjerrë më të mirën nga potenciali i tij pas kalimit te Nice në kampionatin francez të futbollit.