I publikuan letrën për të atin, Meghan fiton gjyqin ndaj medias

Dukesha e Suseksit, Meghan Markle ka fituar gjyqin ndaj një tabloidi britanik, që kishte publikuar letrën që i kishte shkruar ajo babait të saj, Thomas Markle.

Bëhet fjalë për letrën që ajo i kishte dërguar të atit në vitin 2018 dhe që u publikua në “Mail on Sunday”. Sipas gjyqtarit, “publikimi ishte i tepërt dhe i paligjshëm”, duke qenë se ishte një letër private.

Meghan mirëpriti vendimin, duke u shprehur në një komunikatë se “pas dy vitesh, i jam mirënjohëse gjykatës që bëri me faj “The Mail on Sunday”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?