I rritur nga një baba dhunues, Will Smith flet për fëmijërinë e tij
Në episodin e së premtes të “Red Table Talk”, Will Smith ka dhënë një rrëfim prekës për të kaluarën e tij. Ai thotë se rritja në një shtëpi abuzive e bëri atë të zhvillojë mekanizma mbrojtës, jo të shëndetshëm, që ndikuan në jetën personale dhe karrierën e tij profesionale.
“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi, kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith- shakatë, argëtimi, marrëzia- ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”,- shpjegoi Will. “Unë interpretoja, kërcëja dhe bëja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin ishin mekanizmi im mbrojtës”.
Në të njëjtën kohë, ai u rrit duke besuar se nëse i lëndonte njerëzit i pari, ata nuk mund ta lëndonin atë: “Unë e kuptoj që ana tjetër e saj ishte, nëse do të të lëndoj mjaft keq, nuk do të ishe në gjendje të përgjigjesh.”
Plagët e fëmijërisë së Smith ndikuan në marrëdhëniet e tij me gratë. Ai e quajti keqtrajtimin ndaj një gruaje si ‘dhimbjen më të madhe në jetë’.
“Unë mendoj se për shkak të ngjarjeve me nënën time – si një djalë i vogël, kur babai im e rrihte nënën time dhe unë nuk mund ta mbroja atë – keqtrajtimi i femrave është i padurueshëm dhe trupi im nuk mund ta tolerojë atë,”-tha ai.